Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjetet sociale është vendosur përballë akuzës se mbrojti ish-zëvendësen e tij Belinda Balluku nga SPAK, kur prokuroria kërkoi arrestimin e saj. Rama u justifikua duke thënë se nuk e bëri këtë gjë, duke përsëritur deklaratën se nuk mbron askënd nga drejtësia. Sakaq, ai përmendi se ky veprim i dha mundësi SPAK që të thellonte hetimet ndaj Ballukut, duke arritur në zgjerimin e akuzave ndaj saj. Kujtojmë se Balluku do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për 15 episode shkeljesh, që nisin nga shkelja në 9 tendera e deri te korrupsioni e pastrimi i parave. Më 20 tetor, SPAK i ka komunikuar plot 5 akuzat përfundimtare ish-zv.kryeministres, teksa ka shtyrë edhe më tre muaj hetimet për shkak afatesh. “Jo, ndryshe nga çfarë thonë ata që nuk dinë çfarë thonë, unë nuk mbroj askënd nga drejtësia. Refuzimi ynë nuk e pengoi aspak SPAK-un, që t’i thellonte hetimet dhe t’i shteronte duke i zgjeruar akuzat”, tha ai mes të tjerash. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

