Lajme Zone
E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, reagon Policia e Shtetit
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, reagon Policia e Shtetit

Një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e disa institucioneve shtetërore është dërguar në adresat e tyre zyrtare elektronike, duke vënë në lëvizje Policinë e Shtetit.

Një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e disa institucioneve shtetërore është dërguar në adresat e tyre zyrtare elektronike, duke vënë në lëvizje Policinë e Shtetit. Sipas Policisë së Shtetit, nga verifikimet paraprake nuk është konstatuar prania e lëndëve shpërthyese, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorit dhe burimit të mesazhit.

Policia e Shtetit:

Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit. Top Channel