Melisa Boçi është shqiptarja e lindur në Itali e cila në muajin tetor do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin botëror të arteve marciale mikse. Ajo është 25 vjeç dhe për talentin e saj ka shumë pritshmëri edhe pse sportin e ka nisur vonë. “E fillova para 4 vitesh. E nisa si lojë por më vonë kuptova që kam shpirt gare dhe më pas nisa të bëj ndeshje,”-u shpreh fillimisht Melisa. Për këdo që e ndjek MMA, duket një sport i rrezikshëm dhe ndonjëherë i frikshëm, por jo për Melisën. LEXO EDHE:Kampionati ballkanik i MMA në Serbi, Shqipëria fiton 4 medalje me 5 sportistë pjesmarrës! Shkëlqen Alkeo Bici “Mua më pëlqen. Nuk kam frikë. Grushtat nuk janë të frikshëm,”-tha ajo. Në intervistën për Report TV 25-vjeçarja me prindër me origjinë nga Elbasani tregon se përse ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë dhe jo Italinë. Vendin ku ka lindur. “Po kam lindur në Itali, por Shqipëria është në zemrën time. Kultura më pëlqen. Kam vuajtur shumë kur isha e vogël. Shqip nuk di shumë mirë, më vjen turp (qesh), por do ta mësoj në vijim. Unë kam mbështetje nga shqiptarët dhe jam shumë e lumtur të ngrej lart flamurin shqiptar,”-u shpreh luftëtarja e MMA. Nga data 1-7 tetor Melisa do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin botëror të MMA-së ku ka pretendime për medalje ari. “Do shkoj për medalje. Gocat kundërshtare janë shumë të forta, por unë kam shpirt gare. I kam të gjitha për të fituar,”-deklaroi Melisa. “Melisa është luftëtarja në e zonja në ekipin tim. Ajo gjithmonë stërvitet pa ndërprerje. Dy herë në ditë. Besoj se mund ta dallosh thjeshtë dedikimin që ka për stërvitjen. Qëllimi në kampionatin botëror është të fitojmë medaljen e artë se besoj i kemi të gjitha mundësitë,”-u shpreh Mateo Casini, trajner i Melisës. Presidenti i federatës shqiptare të MMA tregon se për Shqipërinë është pozitive të ketë një sportistë si Melisa. “Melisa është një sportiste shumë e fortë. Rivalet e veta i ka në UFC dhe në ligat më të forta në botë. Federata italiane, me të cilën kemi një marrëdhënie shumë të mira, na ka bërë të ditur të gjithë sportistët të cilët kanë dëshirë të përfaqësojnë Shqipërinë. Nëse ne jemi të gatshëm. Melisa është kampione e Italisë përpara se të shkojë në Botëror. Është shumë e thjeshtë për ne dhe është krenari ta mbështesim,”-tha Arjan Rizai, president i FSHMMA. Pas kampionatit botëror të MMA ka shumë gjasë që Melisa t’i bashkohet UFC-së (Ultimate Fighting Championship, që është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme në botë e Arteve Marciale të Përziera. Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com TAG: UFC Mateo Casini arjan rizaj melisa boçi MMA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.8% Vota total: 3689 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
