Real Madridi mposhti Leipzigun me rezultatin 4-1 në mbrëmjen e djeshme në Champions League, por përveç fitores bindëse, vëmendjen e mori edhe një moment mjaft interesant mes Kylian Mbappé dhe Arda Güler.
Në minutën e 52-të, pas një krosimi të Jude Bellingham, Mbappé kërceu dhe goditi me kokë, duke menduar se kishte shënuar golin e dytë për madrilenët. Francezi nisi të festonte, por Güler kishte prekur topin pranë vijës fatale, duke e dërguar përfundimisht në rrjetë dhe duke u bërë autori i golit.
Gjesti i turkut, i cili iu afrua për ta falënderuar Mbappé për asistin, e bëri situatën edhe më pikante. Francezi kuptoi se goli nuk do t'i regjistrohej atij, por reagimi i tij e ktheu momentin në një skenë plot humor mes dy shokëve të skuadrës.
Në fund, Real Madridi fitoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Mbappé pati mundësinë të shënonte edhe golin e tij në minutën e 83-të. Me sa duket, Güler ia mori një gol nga duart, por Mbappé nuk mbeti pa festuar!

