Lajme Zone
“E hodhën në furgonin e morgut si kriminel”/ I prekur dhe mes lotësh, babai që humbi djalin në aksin Fier-Seman ngre akuza të rënda: Në çdo aksident, policia nuk i lë kufomat t’i marrë ambulanca, por…
Të tjeraBalkanWeb

“E hodhën në furgonin e morgut si kriminel”/ I prekur dhe mes lotësh, babai që humbi djalin në aksin Fier-Seman ngre akuza të rënda: Në çdo aksident, policia nuk i lë kufomat t’i marrë ambulanca, por…

Nexhat Kulla i cili humbi djalin e tij nga një aksident tragjik në aksin Fier-Seman, përveçse ngre shqetësimin për mungesën e sinjalistikës së rrugës, por vë në pah një tjetër situatë alarmante.

Nexhat Kulla i cili humbi djalin e tij nga një aksident tragjik në aksin Fier-Seman, përveçse ngre shqetësimin për mungesën e sinjalistikës së rrugës, por vë në pah një tjetër situatë alarmante. Për emisionin “Tak Fak”, ai ka treguar një tjetër anë të errët dhe shumë shqetësuese. Fokusi dhe vëmendja e emisionit “Tak Fak” zhvendoset edhe te mënyra se si u trajtua aksidenti? Si u trajtua viktima? Këto janë çështje që ngrenë edhe më shumë alarmin. “Çunin tim nuk e shoqëron policia për në morg, nuk e merr ambulanca. Por e marrin e hedhin në një furgon të morgut. Më thonë Nexhat çuni jot është plagosur dhe po e çojnë në spital. Unë i them ti je makinë morgu? Vazhdoj rrugën dhe e shoh se e kishin hedhur çunin tim mbrapa si një kriminel…E lashë makinën time në rrugë dhe e shoqërova me makinën e morgut…Ne jemi një shtet kriminel. Ekspertët nuk shkruajtën mungon barriera mbrojtë, mujgojnë tabelat… Çdo aksident policia e shtetit i shet kufomat, nuk i lë t’i marrë ambulanca…Trupin e çunit tim duhet ta shoqëronte policia deri në morg.. Policia i thotë funeralit hajde se ke një viktimë dhe bëjnë pazar”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: fier policia