Lajme Zone
E enjtja me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në veri e qendër të vendit
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

E enjtja me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në veri e qendër të vendit

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era pritet të arrijë deri në 20 m/s.

Valëzimi në det i forcës 3-5 ballë. Top Channel