Lajme Zone
“E drejta e vetos nuk i bën mirë BE!”, Rama: Shqipëria, viktimë e ushtrimit të asaj të drejte
PolitikëABC News Albania

“E drejta e vetos nuk i bën mirë BE!”, Rama: Shqipëria, viktimë e ushtrimit të asaj të drejte

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur për çështjen e të drejtës së vetos në Bashkimin Evropian, duke argumentuar se një mekanizëm i tillë nuk i shërben më mirë funksionimit të BE-së dhe vendeve anëtare.

Rama tha se Shqipëria ka qenë në mënyrë të përsëritur “viktimë” e ushtrimit të kësaj të drejte dhe e cilësoi veton si një mekanizëm të tejkaluar për kohët e sotme.

Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk do të humbiste nga heqja dorë nga vetoja, pasi, siç tha ai, qëllimi është që në tryezën e BE-së vendet të ndihen “të barabarta mes të barabartëve”. “E drejta e vetos nuk është një e drejtë që i bën mirë BE-së, nuk është një e drejtë që i bën mirë vendeve anëtare, mbi të gjitha, meqë ju e quani të drejtë, meqë ju po e dorëzoni. Shqipëria ka qenë në mënyrë të përsëritur viktimë e ushtrimit të asaj të drejte. Viktimë e një mekanizmi që në kohët e sotme është i tejkaluar. Nuk besoj se duke mbrojtur këtë ide, ne si Shqipëri humbim ndonjë gjë, sepse nuk ma ha mendja që ne mund të na duhet vetoja për të bërë të fortin në një tryezë ku duhet të ndihemi të barabartë mes të barabartëve.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet