Thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama janë dëgjuar edhe nga burgu i grave në Pojskë të Pogradecit, në ditën kur disa prej të dënuarave përfituan nga amnistia penale. Një grua dëgjohet duke thirrur nga dritarja e qelisë ku ndodhet: “Rama ik”.
Pamjet janë regjistruar në ambientet e këtij institucioni, ku sot disa të dënuara kanë fituar lirinë pas hyrjes në fuqi të amnistisë. Thirrja politike u bë në momentin kur në burg po zbatoheshin procedurat për lirimin e përfituesve.
Nga burgu i Pojskës, 11 të dënuara janë liruar, ndërsa 8 të tjera kanë përfituar ulje dënimi me 1.5 vite burg në kuadër të ligjit të amnistisë penale.

