Emri i Fehim Salit është vënë në qendër të hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pasi ai u arrestua të enjten në pikën kufitare të Merdarit nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Shërbimin Inteligjent të Serbisë (BIA), duke i përcjellë informacione që lidhen me zhvillimet politike, institucionale dhe të sigurisë në Kosovë. Por kush është Fehim Sali? LEXO edhe...Kosovë/ Kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes I lindur në fshatin Kërstec të Dragashit, Sali është një figurë e njohur në komunitetin goran. Ai ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore serbe “9 Maji” në Rapçë, ndërsa sipas informacioneve të publikuara nga KosovaPress, këtë post e ka siguruar me ndikimin e ish-ministrit serb të Arsimit, Branko Ruzhiq. Pas luftës në Kosovë, ai u angazhua në organizata të shoqërisë civile dhe themeloi apo drejtoi iniciativa që lidhen me komunitetin goran. Në vitin 2020 themeloi në Kosovë organizatën “Udruzhenje gragjana Gora/Zelena”, ndërsa në prill të vitit 2024 në Serbi u regjistrua organizata “Moja Gora”. Gjatë viteve 2022-2024, Sali ishte edhe anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes së Kosovës, një mekanizëm që shërben për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë dhe komunikimin e tyre me institucionet e vendit. Ai u shkarkua në maj të vitit 2024. Sipas gazetave kosovare, paralelisht me aktivitetin në Kosovë, Sali ka zhvilluar angazhime edhe në Serbi, duke ruajtur kontakte me struktura politike dhe shoqërore në të dyja vendet. Dyshimet e Prokurorisë Sipas të njëjtave burime, Sali dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetësues për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me dokumente serbe, aktivitet në të cilin pretendohet se është ndihmuar nga një zyrtar i BIA-s. Burimi thotë se ai ka zhvilluar takime në Beograd dhe ka mbajtur komunikime të vazhdueshme me këtë zyrtar. Dyshimet shkojnë më tej. Sipas mediave nw Kosovw, tw cilat i referohen Prokurorisw, gjatë këtyre kontakteve ai ka marrë detyra për identifikimin e personave të përfshirë në institucionet e sigurisë së Kosovës, ndërsa ka përcjellë informacione për zhvillimet në rajonin e Gorës, aktivitetet në Zyrën e Presidentes, si edhe të dhëna me karakter politik dhe fetar. Në fokus të hetimit janë edhe aktivitetet e tij politike në komunitetin goran dhe lidhjet e pretenduara me struktura politike në Serbi. Sipas KosovaPress, Sali dyshohet se ka ushtruar ndikim mbi votuesit e komunitetit goran në favor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), duke përfituar mjete financiare për këtë aktivitet. Organizata “Moja Gora” dyshohet se është përdorur si mbulesë për aktivitete që synonin orientimin e votës së komunitetit goran në zgjedhjet në Serbi. Në fillim të vitit 2023, ai mori pjesë në aktivitete të organizuara nga SPS dhe zhvilloi takime me kryetarin e kësaj partie, Ivica Daçiq, si dhe me deputetin Igor Braunoviq. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se Sali dyshohet se i ka ofruar BIA-s informacione për situatën politike në Kosovë, ka fotografuar dhe identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe ka ofruar të dhëna për persona që, sipas Prokurorisë, i përkasin sektit vehabi. Sipas saj, ai ka propozuar edhe persona që mund të kontaktoheshin ose rekrutoheshin nga shërbimi serb. Autoritetet kosovare kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Salit, ndërsa hetimet për rastin vijojnë. U.D/ReportTv.al Fehim Sali Dragash kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.5% Jo 52.4% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 5067 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

