TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Çafin, i arrestuar në Shkodër me urdhër të SPAK.
Ai u kap në banesën e tij në orët e para të mëngjesit, ndërsa GJKKO, me vendim të datës 25 shtator 2026, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe akuza të tjera që lidhen me veprimtarinë e grupit.
Gjatë seancës gjyqësore, Çafi nuk ka dhënë deklarime para gjyqtarit, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij. Ai dyshohet nga autoritetet si një prej porositësve të një ngarkese prej 427 kilogramë kokainë, e cila u sekuestrua në vitin 2020 në portin e Roterdamit, në Holandë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas hetimeve, droga, me një vlerë prej miliona eurosh, ishte nisur me një kontejner nga Ekuadori drejt Evropës. Dyshimet ndaj Çafit lidhen edhe me bisedat e zbardhura nga aplikacioni i komunikimit të koduar Sky ECC, të cilat janë përdorur nga hetuesit në kuadër të dosjes.
Çafi është dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Më datë 4 qershor të 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Çafin me 4 vite dhe 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.
Ndër vite, emri i tij ka qenë i lakuar në ngjarje të rënda kriminale në qytetin e Shkodrës, përfshirë dyshime apo akuza për ngjarje gjakmarrjeje e vrasjeje, për të cilat nuk ka rezultuar gjithmonë i dënuar për mungesë provash
Përveç profilit kriminal, ai dhe familja e tij kanë zotëruar ose administruar biznese të ndryshme në Shkodër, si njësi tregtare, bar-kafe dhe aktivitete tregtimi./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

