Lajme Zone
Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me gruan që e grabiti, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me gruan që e grabiti, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua.

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua. Sipas bluve të Vlorës, shtetasi me inicialet F. Y., më pas i ka vjedhur gruas një shumë parash. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 26 shtator. Bëhet e ditur se policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, blutë e Vlorës kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave lidhur me rastin. Top Channel