Lajme Zone
Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge e Drejtësisë: S'ka strehë të sigurt për kriminelët!
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge e Drejtësisë: S'ka strehë të sigurt për kriminelët!

Dizdari është dënuar nga autoritetet belge me 10 vite burg për rolin e tij në aktivitetin e trafikut të drogës. 37-vjeçari është konsideruar si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello.

Eldi Dizdari, i njohur edhe si Denis Matoshi, është ekstraduar sot nga Dubai drejt Belgjikës dhe është vendosur në një qeli atje. Sipas mediave të huaja, lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden. “Së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, ne po tregojmë se nuk ka strehë të sigurta për kriminelët e drogës”, ka shkruar Verlinden në një postim në rrjetet sociale. LEXO EDHE:Momente paniku në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti godet me thikë kapitenin dhe tenton të rrëzojë avionin! Izraeli: Synonte një atentat si ai i 11 Shtatorit (VIDEO) Dizdari është dënuar nga autoritetet belge me 10 vite burg për rolin e tij në aktivitetin e trafikut të drogës. 37-vjeçari është konsideruar si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello. Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth". Në Belgjikë, ai do të përballet me vendimin e dhënë nga gjykata e Anversës, që e ka dënuar me 10 vite. Grupi ku bënte pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika është goditur nga SPAK pasi dyshohet se ka transportuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në vitin 2020, kur Prokuroria e Posaçme nisi hetimin pasuror ndaj tij, mësoi se Dizdari kishte përfituar një tokë 500 m2 katrorë si dhuratë nga Qefsere e Eqerem Grori si dhe Osman Dervishi në një prej zonave super të shtrenjta të Tiranës, në rrugën Dervish Hima pranë stadiumit “Air Albania”. Denis Matoshi u fut në një aeroplan në Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën dhe u ul disa orë më vonë në aeroportin ushtarak të Melsbroek. Prej andej, ai u transferua menjëherë në një burg belg. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: eldi dizdari dubai ministria e drejtesise trafiku i droges ekstradim belgjike Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.9% Jo 22.8% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 1967 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?