Policia e Fierit ka zbardhur dy raste zjarrvënieje të ndodhura në fshatrat Daullas dhe Kreshpan, ndërsa një person është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht.
Në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke në fshatin Daullas, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë, pranë vatrës së zjarrit, shtetasin 50 vjeç.
Sipas Policisë, 50-vjeçari kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij me qëllim djegien e shkurreve. Për shkak të përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërkohë, në fshatin Kreshpan, Policia ka identifikuar dhe kapur pranë një vatre zjarri, në tokën në pronësi të tij, shtetasin Q. Y.
Ky i fundit ka deklaruar se kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve, por era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke bërë që zjarri të dilte jashtë kontrollit. Flakët kanë rrezikuar disa banesa dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi.
Për shkak të moshës, shtetasi Q. Y. është proceduar penalisht. Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Policia e Fierit u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e mbetjeve bujqësore apo pastrimin e tokave përmes zjarrit, pasi këto praktika mund të shkaktojnë përhapje të pakontrolluar të flakëve dhe pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fierzjarr

