Disa fëmijë kanë shfaqur probleme shëndetësore, kryesisht dhimbje barku dhe të vjella në Kopshtin nr. 10 në Vlorë, e si pasojë një pjesë e tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, shqetësimet shëndetësore janë shfaqur mbrëmjen e kaluar dhe prindërit bëjnë me dije se edhe fëmijë të tjerë kanë pasur të njëjtat simptoma, por janë trajtuar në banesë.
Ndërkohë, në një njoftim zyrtar, Spitali Rajonal Vlorë bën me dije se gjatë ditës së djeshme janë paraqitur katër raste pediatrike me simptoma të gastroenteritit, ndërsa gjatë ditës së sotme është regjistruar edhe një rast tjetër.
Aktualisht po vijon hetimi epidemiologjik dhe vlerësimi laboratorik për të identifikuar shkakun e problemeve shëndetësore. Ende nuk ka një konfirmim nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi apo për një shkak tjetër.
Përgjigjet e analizave laboratorike pritet të hedhin dritë mbi shkakun e simptomave të shfaqura te fëmijët.
Informacion nga Spitali Rajonal Vlorë: Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma të gastroenteritit, ndërsa gjatë ditës së sotme është regjistruar edhe një rast tjetër.
Menjëherë pas evidentimit të rasteve, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, specialistët e së cilës kanë mbërritur në spital dhe kanë kryer marrjen e mostrave për analizat përkatëse laboratorike.
Aktualisht, po vijon hetimi epidemiologjik dhe vlerësimi laboratorik për identifikimin e shkakut të këtyre rasteve.
Spitali Rajonal Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e shëndetit publik, po monitoron situatën dhe po ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për vlerësimin dhe menaxhimin e saj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

