Lajme Zone
Dyndje marokenësh në Spanjë, 50 mijë kthehen mbrapsht, Trump: Kështu do bëhet SHBA po fituan demokratët
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dyndje marokenësh në Spanjë, 50 mijë kthehen mbrapsht, Trump: Kështu do bëhet SHBA po fituan demokratët

Qyteti spanjoll i Ceuta-s po përballet me krizën më të rëndë migratore, me rreth 60 mijë emigrantë nga Maroku që kaluan kufirin gjatë 24 orëve të fundit.

Qyteti spanjoll i Ceuta-s po përballet me krizën më të rëndë migratore, me rreth 60 mijë emigrantë nga Maroku që kaluan kufirin gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet raportojnë për të paktën 57 emigrantë të vdekur në përpjekje për të kaluar enklavën spanjolle. Presidenti rajonal, Juan Jesus Vivas, deklaroi se qyteti nuk mund ta përballojë një presion të tillë dhe se kapacitetet pritëse janë tejkaluar plotësisht.

Zyrtarët spanjollë raportuan se gjatë të premtes mbi 50 mijë emigrantë u kthyen sërish në Marok, me 150 persona që niseshin çdo minutë drejt vendit të tyre. Spanja ka vendosur forcat e saj të armatosura për të forcuar sigurinë në Ceuta dhe në qytetin simotër, Melilla, ku pati gjithashtu kalime të shumta të kufirit.

Kryeministri Pedro Sanchez paralajmëroi kthimin pas të të gjithë emigrantëve të paligjshëm. Duke e përshkruar situatën si një “sulm”, kryeministri Sanchez tha se “emigrantët marokenë do të kthehen mbrapsht sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai fajësoi rrjetet e trafikantëve për fluksin e papritur. Sipas tij, grupet kriminale përhapën zëra të rremë duke keqinterpretuar një vendim të fundit të Gjykatës së Lartë spanjolle.

Vendimi përcaktonte se kthimi i menjëhershëm nuk zbatohet për emigrantët që mbërrijnë ilegalisht nga deti. Kryeministri Sanchez ishte të premten në Ceuta, ku pa nga afër situatën me e emigrantët, dhe paralajmëroi përforcimin e kufirit me Marokun.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ofruan ndihmë për Spanjën, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, paralajmëroi të njëjtën situatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse demokratët marrin pushtetin. Trump e cilësoi si të tmerrshme situatën me emigrantët në Spanjë. “Mos i harroni ato pamje.

Këta do të jemi ne pas tre vitesh, nëse pala e gabuar vjen në pushtet. Nëse fitojnë demokratët, nuk do të keni jetë të mirë”, tha presidenti amerikan, teksa komentonte për FoxNews pamjet nga Spanja, ku emigrantët pushtuan qytetin Ceuta. Top Channel