Qeveria po shqyrton mundësinë e indeksimit të pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, me synim përballimin e rritjes së çmimeve. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti në Qendrën Sociale “Jonathan”, ku u prezantuan masat e reja në mbështetje të rreth 11 mijë fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara. “Duke pasur parasysh pikërisht që këto janë të ardhura që i administrojnë prindërit, dhe e kanë të bëjnë me kosto, siç e thatë ju. Të shikojmë mundësinë edhe të indeksimit, që do të thotë: siç bëjmë indeksimin e pensioneve, të bëjmë dhe indeksimin e ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta, në mënyrë që mos të goditeni nga inflacioni”, tha Rama. LEXO EDHE:Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar Përveç dyfishimit të pagesës ekonomike, qeveria ka vendosur që të mbulojë me fondet e buxhetit të shtetit sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara. “Përtej kësaj kemi marrë një masë edhe për kujdestarët. Një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur që të shkojë rregullisht në punë, dhe përballet me problemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kështu që ne vendosëm, që buxheti i shtetit t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat dhe kujdestarët, sikurse të ishin në punë. Ne nuk jemi jashtë realitetit dhe jemi këtu për të bërë më shumë dhe jo për të fjetur mbi dafinat e arritjeve apo të sukseseve që janë të pamohueshëm. Ne sot kemi një sistem më të besueshëm dhe më efikas”, tha kryeministri. Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026-2030 po ashtu parashikon zgjerimin e shërbimeve në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim dhe rehabilitim. Xh.K/P.J/Shqiptarja.com TAG: edi rama femije me aftesi ndryshe Komento Komente Shqip: 20/07/2026 18:04 11 mije femije me aftesi te kufizuar eshte shume. A ka ndonje arsye pse vjen ky numer i larte. Përgjigju Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.7% I gabuar 26.6% Nuk e di 8.8% Vota total: 1299 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
