Lajme Zone
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama promovon programin e ri të financimit: Kredi deri në 200 milionë lekë për bizneset shqiptare (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama promovon programin e ri të financimit: Kredi deri në 200 milionë lekë për bizneset shqiptare (VIDEO)

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një instrument i ri financiar i Qeverisë Shqiptare, i krijuar për të lehtësuar aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim dhe për të nxitur investimet në sektorët prioritarë të ekonomisë.

Kryeministri Edi Rama ka promovuar nw rrjetet e tij sociale Programin Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, duke thënë se bizneset shqiptare kanë një mundësi të re financimi me kredi deri në 200 milionë lekë. “Nga sot bizneset shqiptare kanë një mundësi që nuk e kanë pasur më parë, kredi deri në 200 milionë lekë për çdo biznes, për më shumë pajisje, zgjerim të kapaciteteve, teknologji të re apo automatizim, për fermerët, prodhuesit, bizneset e turizmit, transportit dhe teknologjisë, si edhe çdo sipërmarrje mikro, të vogël e të mesme që dëshiron të hedhë hapin tjetër. Me normë interesi preferenciale 2-3%, afat shlyerjeje deri në 10 vite, apliko deri më 20 nëntor 2027”, thuhet në videon e publikuar nga Rama. LEXO edhe... Tokat po thajnë për ujë në Drashovicë të Selenicës, fermerët: Kanalet nuk pastrohen! S’kanë as treg për produktet bujqësore Krahas videos, kryeministri shkruan se Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane. Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një instrument i ri financiar i Qeverisë Shqiptare, i krijuar për të lehtësuar aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim dhe për të nxitur investimet në sektorët prioritarë të ekonomisë. U.D/E.H/ReportTv.al edi rama bujqesia dyfisho sipermarrjen tende Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 28.3% Nuk e di 7.8% Vota total: 5272 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?