Lajme Zone
Dy zyrtarë të FBI në Shërbimin Korrektues për luftim “të terrorizmit dhe rreziqeve të sigurisë”
Të tjeraTelegrafi

Dy zyrtarë të FBI në Shërbimin Korrektues për luftim “të terrorizmit dhe rreziqeve të sigurisë”

Parandalimi dhe luftimi i terrorizmit, identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të sigurisë, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale ishin në fokus të takimit ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe dy zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Parandalimi dhe luftimi i terrorizmit, identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të sigurisë, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale ishin në fokus të takimit ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe dy zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).Sipas njoftimit të ShKK-së, gjatë bashkëbisedimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Më tutje në komunikatë thuhet se u vlerësua edhe niveli i deritanishëm i bashkëpunimit, i cili u cilësua si i rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e sigurisë.Të dyja palët u dakorduan për siç u tha, vazhdim dhe intenfisikim të bashkëpunimit, edhe më tej, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, përmes koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informatave dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale.