Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dy zjarre në Vlorë/ Flakë në një biznes dhe në një kabinë elektrike, nuk ka të lënduar


Dy vatra zjarri kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht në të dyja ngjarjet.

Dy vatra zjarri kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht në të dyja ngjarjet.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri i parë ka rënë në një “fast food”, ku dyshohet se flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.

Si pasojë e zjarrit, u krijua një tym i dendur dhe u shkaktuan dëme materiale në ambientet e biznesit. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë, një vatër e dytë zjarri përfshiu një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”, ku flakët u përhapën me shpejtësi. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke stakuar linjën elektrike dhe neutralizuar zjarrin, i cili mund të rrezikonte edhe banorët e pallatit aty pranë.

Fatmirësisht, nga të dyja ngjarjet nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet