TIRANË- Dy vite pas përplasjes me armë zjarri para një shkolle 9-vjeçare në fshatin Rrilë të Lezhës, Prokuroria e Lezhës ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tre personave që ishin proceduar dhe shpallur në kërkim për ngjarjen.
Kërkesa është paraqitur në gjykatë nga drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Arben Nika, pas përfundimit të hetimeve të kryera nga prokurorja e çështjes, Irena Sufja.
Sipas Prokurorisë, nga hetimet nuk janë siguruar prova që implikojnë Vinçens Tukun, Kevin Ndokën dhe Amarildo Kola (Ndreca) në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 6 marsit 2024, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Agron Puka. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Tre personat ishin nën hetim për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në këto kushte, Prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tyre, si dhe shuarjen e masës së sigurimit personal të caktuar ndaj tre të dyshuarve me vendimin nr. 690-120, datë 9 mars 2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 marsit 2024, pranë shkollës 9-vjeçare në Rrilë, ku një përplasje me armë zjarri përfi me plagosjen e Agron Pukës.
Tashmë është Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ajo që do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë për pushimin e procedimit.
Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, tre personat vijojnë të konsiderohen të dyshuar dhe jo fajtorë për veprat penale për të cilat ishin proceduar./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

