Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy personave të mitur gjatë një kontrolli u janë gjetur thika.Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në ora 22:00. “Gjatë kontrollit të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë - të mitur, janë gjetur dhe konfiskuar dy thika”, thuhet në raport.Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

