Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dy javë protesta studentore për largimin e Ramës, Balla përjashton dorëheqjen dhe zgjedhjet e parakohshme: Harrojeni!


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përjashtuar kategorikisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri. Deklarata e tij vjen në një kohë kur studentët vijojnë prej dy javësh protestat, duke kërkuar largimin e Ramës nga pushteti. Balla deklaroi se kryeministri gëzon mbështetjen e plotë të grupit parlamentar socialist dhe se qeveria do të vijojë mandatin e saj. Ai theksoi se Partia Socialiste është e gatshme për dialog, por jo për dorëheqje apo zgjedhje të reja. Duke iu referuar edhe zhvillimeve politike në Serbi, Balla këmbënguli se ndryshimi i pushtetit në demokraci mund të vijë vetëm përmes votës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përjashtuar kategorikisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri. Deklarata e tij vjen në një kohë kur studentët vijojnë prej dy javësh protestat, duke kërkuar largimin e Ramës nga pushteti. Balla deklaroi se kryeministri gëzon mbështetjen e plotë të grupit parlamentar socialist dhe se qeveria do të vijojë mandatin e saj. Ai theksoi se Partia Socialiste është e gatshme për dialog, por jo për dorëheqje apo zgjedhje të reja. Duke iu referuar edhe zhvillimeve politike në Serbi, Balla këmbënguli se ndryshimi i pushtetit në demokraci mund të vijë vetëm përmes votës. “Ka një parim: ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Po jua them, Edi Rama është zgjedhur më 11 maj të vitit 2025 kryeministër i Shqipërisë. Ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PS-së dhe të votuesve të saj”, deklaroi Balla. I pyetur për mundësinë e dialogut me studentët, kreu i grupit socialist u shpreh se mazhoranca mbetet e hapur për diskutime dhe kërkoi që të paraqitet një listë konkrete çështjesh. Duke komentuar protestat studentore dhe zhvillimet politike në Serbi, Balla theksoi se vullneti i qytetarëve shprehet përmes zgjedhjeve. Në përfundim, ai hodhi poshtë çdo skenar për zgjedhje të parakohshme, duke deklaruar se socialistët do të vazhdojnë qeverisjen dhe realizimin e objektivave të tyre. “Ka një parim, ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Po jua them: Edi Rama është zgjedhur më 11 maj të vitit 2025 kryeministër i Shqipërisë, ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PS-së dhe të 862 mijë votuesve. Dialog, përjashtuar seksionin e dhunës së PD-së, që për turpin e Sali Berishës shkoi mbrëmë dhe dhunoi pllakatat e 4 dëshmorëve të 21 Janarit. Po, ka dialog. Le të çojnë listën e çështjeve. Dorëheqje s’ka. Tani të përshëndesim reagimin e studentëve në Serbi. Në çdo rast të tillë mbështet populli që voton. Zgjedhjet ishin në vitin 2023 në Serbi. Nuk ka asnjë lidhje me atë që thoni, me ato që po them unë. Vota është ajo që përcakton. Në demokraci, harrojeni se mund të ketë ardhje në pushtet pa votë. Modeli që ndodhi në Serbi, partitë opozitare u shkrinë dhe nuk morën pjesë në zgjedhje. PS-në e keni këtu dhe do të jetë këtu derisa të realizojë Shqipërinë 2030. S’ka zgjedhje të parakohshme.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: balla