Dy helikopterë, nisën operacionin nga ajri në shuarjen e flakëve te zjarrit ne zonën e quajtur Boje. Një ndër zonat me problematike nga terreni o vështire per të ndërhyrë nga toka.
Gjatë gjithë natës në zonat e prekura nga zjarri, forcat zjarrfikëse, dhe ato te ushtrise kanë punuar në izolimin e vatrave.
Probleme kanë shfaqur gjatë natës së kaluar pranë fshatit Halilaj, ku vatra e zjarrit janë afruar disa banesave, fatmirësisht asnjë banesë e djegur dhe asnjë person i lënduar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet
