Lajme Zone
‘Dy gabime në një ditë’, Petro Koçi për luftën Veliaj-Rama: PS-ja t’i kthehet gjuhës konstruktive, të heqë dorë nga kërcënimet
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Dy gabime në një ditë’, Petro Koçi për luftën Veliaj-Rama: PS-ja t’i kthehet gjuhës konstruktive, të heqë dorë nga kërcënimet

Në gjykimin tim, duke marrë në konsideratë situatën politike dhe zgjedhjet vendore që po trokasin, qëndrimet e pazakonta të sotme janë dy gabime në një ditë.

Lexova me vëmendje mesazhet e deklarimeve të sotme të kryeministrit dhe të Bashkisë së Tiranës. Në gjykimin tim, duke marrë në konsideratë situatën politike dhe zgjedhjet vendore që po trokasin, qëndrimet e pazakonta të sotme janë dy gabime në një ditë. Në komunikimin e brendshëm, PS-ja duhet t’i kthehet gjuhës konstruktive dhe përpjekjes për mirëkuptim, si dhe të heqë dorë nga armiqësitë për karrierë personale, nga gjuha e forcës dhe nga mesazhet kërcënuese e frikëndjellëse. LEXO EDHE:Kryeministri dialog me të rinj ‘që besojnë te protesta’! Lind ‘Lëvizja Studentore’ (me zyrtarë të Berishës në mbledhje): Nuk ulemi me Ramën Ndërkritika nuk ka pse të shoqërohet me nota nervozizmi që natyrshëm perceptohen si shfaqje dobësie nga kundërshtarët tashmë të shtuar të partisë sonë. E vetmja trimëri që na vlen sot është ndershmëria. E vetmja qëndrueshmëri që na vlen është të mbrojmë Republikën nga politika e re me kapuçë dhe maska. I vetmi reflektim që na vlen është të mirëkuptojmë kërkesat racionale të çdokujt që ka protestuar me qytetari në muajt e fundit. I vetmi kohezion që na vlen është ai që buron nga besimi në vlerat e qytetarisë, solidaritetit, progresit dhe integrimit europian. SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: lufta veliaj rama petro koçi edi rama erion veliaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 75.4% Protesta 17.5% Asnjëra 7% Vota total: 399 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?