Dy aksidente me pasoja të rënda janë regjistruar brenda së njëjtës ditë në dy akse rrugore.
Aksidenti i parë ndodhi mesditën e së mërkurës në fshatin Golem të Shkodrës.
Një 17-vjeçar humbi jetën, ndërsa 28-vjeçari Elvis Ndrejaj mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin rajonal, nën kujdesin e mjekëve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Dy të rinjtë po udhëtonin me një motomjet, i cili u përplas me një automjet që drejtohej nga një 50-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.
Shkaqet e përplasjes nuk janë ende të qarta.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në aksin Fushë-Krujë–Vorë, mbi urën e Gjolës.
Viktimë mbeti gazetari 26-vjeçar Xhesjon Zogu, i cili po udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Ai mbërriti në spital pa shenja jete, si pasojë e plagëve të marra.
I plagosur mbeti edhe Behar Ruçi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, por me parametra jetësorë stabël.
Paraprakisht, dyshohet se përplasja mes “Land Rover”-it dhe një automjeti tip “Benz” ka ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Policia dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dyja aksidenteve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
