Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 26-vjeçar përplasi për vdekje me një automjet taksi një 66-vjeçar. Nga pamjet duket se automjeti, drejtues i të cilit ishte 26-vjeçari, niset papritur nga vendi ku qëndronte i parkuar dhe drejtohet me shpejtësi drejt të 66-vjeçarit, të cilin e përplasi në murin që gjendej aty pranë. Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të Durrësit, rreth orës 10:30, ndërsa 66-vjeçari Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. LEXO EDHE:Aksident në Unazën e Madhe pranë Farkës, përmbysen automjeti e fadroma! Dyshohet për një të plagosur 26-vjeçari ka pretenduar para 'bluve' se taksia i është ndezur në mënyrë të pavullnetshme dhe ka marrë gaz automatikisht dhe i ka dalë nga kontrollit. Ndërkohë Policia po vijon hetimet për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Lajmi kryesor: I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë (EMRAT+VIDEO) R.Xh/Shqiptarja.com TAG: taksi Durres aksident rrugor aksident me vdekje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.4% Social media 16.9% Vota total: 2439 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
