Lajme Zone
Durrës! Kontroll në burg, gjenden 6 celularë në palestrën e të dënuarve
TeknologjiEuronews Albania

Durrës! Kontroll në burg, gjenden 6 celularë në palestrën e të dënuarve

Gjashtë aparate celularë janë sekuestruar gjatë një kontrolli të zhvilluar në ambientet e burgut të Durrësit.

Gjashtë aparate celularë janë sekuestruar gjatë një kontrolli të zhvilluar në ambientet e burgut të Durrësit. Burime bëjnë me dije se pajisjet janë gjetur në ambientin e përbashkët të palestrës. Pesë prej celularëve kanë qenë në gjendje pune, ndërsa një tjetër është gjetur i fikur. Deri në këtë fazë, nuk është bërë e mundur identifikimi i të dënuarve që i përkisnin aparatet. Kontrollet dhe verifikimet nga autoritetet vijojnë për të përcaktuar se si celularët kanë përfunduar brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.