Lajme Zone
Durmishi: Shporta e re konsumatore bazohet në konsumin real të amvisërive dhe të dhënat zyrtare statistikore
EkonomiTelegrafi

Durmishi: Shporta e re konsumatore bazohet në konsumin real të amvisërive dhe të dhënat zyrtare statistikore

Ministria e Ekonomisë dhe Punës vendosë qasje të re në monitorimin e shpenzimeve të jetesës së qytetarëve, përmes llogaritjes së shportës mesatare konsumatore e cila bazohet në të dhënat zyrtare statistikore, konsumin real të realizuar të amvisërive dhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve në treg.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës vendosë qasje të re në monitorimin e shpenzimeve të jetesës së qytetarëve, përmes llogaritjes së shportës mesatare konsumatore e cila bazohet në të dhënat zyrtare statistikore, konsumin real të realizuar të amvisërive dhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve në treg.Në konferencën e sotme për media me përfaqësuesit e mediave, ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi prezantoi metodologjinë e re, duke theksuar se qëllimi është të sigurohet pasqyrë reale, objektive dhe transparente e shpenzimeve të amvisërive në Maqedoninë e Veriut. "Qëllimi ynë është i qartë – të kemi pasqyrë reale dhe objektive se sa shpenzojnë amvisëritë. Ndryshe nga vlerësimet që bëhen sipas nevojave të dëshiruara, metodologjia jonë bazohet në të dhënat për konsumin e realizuar realisht, në përputhje me klasifikimet statistikore të pranuara ndërkombëtarisht”, theksoi ministri Durmishi.Shporta mesatare konsumatore përfshin 11 kategori, ndër të cilat ushqime dhe pije, banim, transport, shëndetësi, arsim, veshje, komunikime dhe produkte e shërbime të tjera.Për llogaritjen përdoren të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës, çmimet e produkteve në tetë qytete, të dhënat nga 23 tregje të frutave dhe perimeve, si dhe çmimet e produkteve ushqimore më të shitura në pesë zinxhirët më të mëdhenj tregtarë dhe tre zinxhirët rajonalë tregtarë.Sipas llogaritjeve të Ministrisë, shporta mesatare konsumatore në gusht të vitit 2026 është 58.475 denarë, që paraqet rritje prej vetëm 29 denarësh krahasuar me korrikun. Me këtë rast, shpenzimet për ushqime dhe pije në muajin gusht u ulën për 255 denarë krahasuar me muajin paraprak.Krahasuar me janarin e këtij viti, kur shporta ishte 56.381 denarë, në gusht ajo ishte më e lartë për 2.095 denarë, respektivisht për 3,7 për qind.