Durana Tech Park / Qeveria dha 52 hektarë tokë shtetërore dhe 15 vjet përjashtim fiskal, ndërsa parku teknologjik u kthye në strehë virtuale për 84 kompani shqiptare dhe të huaja jashtë kontrollit të agjencive shtetërore... Një nga qendrat më të mëdha të mafies ekonomike dhe financiare, që kryeministri Edi Rama ka krijuar në bashkëpunim me “rrjetin e zi” të kompanive shqiptare dhe të huaja, është “Durana Tech Park”, e servirur si projekt për zhvillimin e parqeve teknologjike dhe shkencore në shërbim të ekonomisë.
Më 7 mars 2024, me Vendimin nr. 185, qeveria miratoi hapjen e “Durana Tech Park”, ndërsa më 18 shkurt 2025 themeloi shoqërinë tregtare “Durana Tech Park” sh.a., së cilës i kaloi në pronësi 52 hektarë tokë shtetërore në Xhafzotaj të Shijakut.
Më 2 prill 2025, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me miratimin e ministrit Blendi Gonxhe, certifikoi dhe regjistroi në “Durana Tech Park” 24 kompanitë e para shqiptare dhe të huaja. Ato zotërohen nga individë të lidhur me Edi Ramën, mes të cilave “Data Storm” e Ermal Beqirit dhe “JET TECH” e izraelitit Idan Avishai.
Më 30 mars 2026, qeveria e kaloi “Durana Tech Park” nga një park teknologjik me investime fizike në një aktivitet virtual, duke i hapur rrugën veprimtarisë financiare të një rrjeti kompanish klienteliste dhe fantazmë.
Kompanitë “lavatriçe” të regjistruara në fantazmën “Durana Tech Park”
Kompania “Data Storm”, me pronar dhe administrator Ermal Beqirin.
Kompania “JET TECH”, me pronar Idan Avishain e “Jet Bank”.
Kompania “Airwai”, me pronarë Amir Masoud Emadin dhe Ergis Sefën.
Kompania “Abintech”, me pronarë grupet “Blessed Investment” dhe “Nebula”.
Kompania “RoboTech”, me pronar Gjergji Robon.
Kompania “Sapience AI-DigitSapiens”, me pronar Ariol Sollakun.
Kompania “iLAB-DevPartner”, me pronarë Josif Gjanin dhe grupin “InnovFin”.
Kompania “KronoTech”, me pronare Arjola Koromanin.
Kompania “Prisma Pro”, me pronarë Sokol Qeraxhiun dhe Xheni Kobuzin.
Kompania “Kudon”, me pronarë Fiona Fullanin, Adrian Çekiçin, Arlind Balën dhe Elion Sherifajn.
Kompania “HS Consulting”, me pronar Henklajd Sadushin dhe administratore Fabiola Carapulin.
Kompania “AlgoConsult”, me pronarë Andi Sharkon, Andia Shallarin, Anri Bn dhe Soheil Çikanin.
Kompania “BTech”, me pronar Evald Jukajn.
Kompania “SquareVertex.AI”, me pronarë Burç Yildirimin, Kreshnik Rexhën dhe Mario Kazazin.
Kompania “WynEnterprise Limited”, me pronar Masayuki Kurodën.
Kompania “Brenite Albania”, me pronar Alessandro Capodicasa.
Kompania “Dynamics Hub”, me pronarë Giuseppe Mingollën dhe Stefano Pogon.
Kompania “HTI”, me pronare Migena Schroederin.
Kompania “AlbTech Solutions Group”, me administrator Ledian Sherën.
Kompania “Leeto Digital Agency”, nëpërmjet filialit “Leeto AI”, me pronarë Zenel Rrushin dhe Edison Bibën.
Kompania “Motomtech”, me administrator dhe pronar Mirgen Hoxhën.
Kompania “Nekod B.V.”, me pronare Antigoni Kuron.
Kompania “Quantech”, me administrator dhe pronar Andis Papën.
Kompania “Plug&Play Albania”, degë e kompanisë “Plug&Play International”, e regjistruar në Kaliforni, me administratore Seena Amidhozourin.
Kompania “Deda Tech Balkans”, me pronarë italianët Manco Podini dhe Maria Podini.
Aktualisht, në “Durana Tech Park” figurojnë të regjistruara 84 kompani shqiptare dhe të huaja. Ato kanë lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe kupolën e qeverisë, janë përjashtuar nga detyrimet fiskale për 15 vjet dhe nuk kontrollohen nga agjencitë shtetërore për aktivitetet financiare dhe teknologjike që kryejnë./Pamfleti
durana tech park kompanitë e regjistruara Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia ALO PRONTO 2? Rrjeti i “teknikëve” që “rrjep” britanikët nga Tirana; fijet çojnë te Elisian Bici, drejtori i OST-së nën hetim për tenderë korruptiv 16 Shtator 2026, 14:3014:30Anti-Mafia “Shushunja“ IuteCredit Albania, 11.4 mln euro drejt Estonisë/ 6.3 mln euro vetëm për “menaxhim”, çfarë kontrolluan Tatimet? 15 Shtator 2026, 16:3416:34Anti-Mafia A do t’i prek SPAK-u Olsin e Edit dhe Shkëlzenin e Saliut, tani që prokurorëve iu bënë pagat 10 mijë Euro? 15 Shtator 2026, 11:0211:02Anti-Mafia Bashkia Elbasan në shërbim të "Rozafa Fish City"/ Gjergj Luca “beu” i Labinotit, 1.2 km asfalt në pyll drejt 44 hektarëve të tij 14 Shtator 2026, 20:4020:40Anti-Mafia Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do hetohet nga SPAK, nëse është e Blendi Klosit? 14 Shtator 2026, 12:2612:26Anti-Mafia Rama, mashtruesi kronik i shqiptarëve; gënjeu për resortin e Trumpëve në Sazan, ndërsa buxheti i shtetit paguan 142 milionë euro 13 Shtator 2026, 12:0112:01Anti-Mafia

