Lajme Zone
‘Duhet të tregojmë kush jemi’, Spalletti: Conte te Juventusi? Tifozët duhet të dëgjohen
SportReport TV

‘Duhet të tregojmë kush jemi’, Spalletti: Conte te Juventusi? Tifozët duhet të dëgjohen

Spalletti ka folur fillimisht për sfidën në Europa League dhe më pas për thashethemet mbi shkarkimin.

Juventusi duhet të rikuperohet menjëherë pas humbjes së rëndë kundër Sassuolos 3-2 në Seria A. Natyra e humbjes ishte veçanërisht e rëndësishme: gabime që nuk duhen përsëritur dhe u analizuan me ekipin, siç e shpjegoi vetë Spalletti para debutimit të tyre në Europa League kundër NEC në ‘Allians Stadium’. "Jemi të vetëdijshëm se ka vend për përmirësim. E kemi analizuar situatën në thellësi, duke përcaktuar pozicionet se ku duhet të përmirësohemi.”-tha trajner toskan në konferencë për shtyp. LEXO edhe...Nis sonte sezoni i ri i Europa-League, spikat Milan-Benfica! Amorim me ndryshime në formacion, Jashari pritet titullarë "Duhet të jemi më kompaktë për t'u prerë korsitë e pasimit kundërshtarëve tanë. Dhe kur t'i sulmojmë ata. Në thelb, duhet të kuptojmë momentet e duhura; shpjegimi është gjithnjë e më pak në taktikat kolektive. Dallimi qëndron në mënyrën se si e interpreton situatën; ritmi mendor bën diferencën. Mbajtja e një ritmi të caktuar është thelbësore për të mbërritur i pari dhe për të parashikuar kundërshtarët tanë. Nuk do të them asgjë për formacionin.” Fokusi më pas u zhvendos te polemika rreth Juventusit. Kohët e fundit Antonio Conte është përfolur si pasuesi i Spalletti-t te Juventusi. Kjo pasi ka pakënaqësi për rezultatet dhe flitet se mund të shkarkohet. “A kam presion? Pranimi i presionit është ilaçi për të mësuar të jetosh. Ndjen presion kur harron kush je. Nëse dëgjon gjithçka që të thuhet, humb identitetin tend. Tifozët duhet të bëjnë atë që duan; nëse emri i Contes përmendet, duhet ta pranojmë. Disa thashetheme (për shkarkimin nga Juvja) nuk më habisin, duke pasur parasysh se kemi nevoja të caktuara urgjente, si fitorja e ndeshjes tjetër dhe demostrimi se jemi Juventus. Do të vazhdoj të stërvitem me të njëjtat kritere me të cilat fillova. Nuk mund të pësojmë gola siç bëmë te Sassuolo." Juventus-Nijmengen të enjten do të nisë në orën 21:00. Ne.k./ReportTv.al juventus europa league Luciano Spalletti antonio conte Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 7.4% Të gabuar 87% Nuk e di 5.6% Vota total: 517 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?