Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Duart që kthejnë historinë në kujtime, artizanët e Butrintit sjellin traditën përmes suvenireve me dru e lëvozhga veze: Kam rritur 7 fëmijë me këtë punë (VIDEO)


Një grup artizanësh punojnë çdo ditë suvenire, bizhuteri dhe veshje popullore me motive të mozaikëve të Butrintit. Artizanët tregojnë për Report TV se interesi i vizitorëve për produktet artizanale është gjithnjë në rritje.

Në hyrje të qytetit antik të Butrintit, prej rreth 20 vitesh funksionon një pikë ku artizanët krijojnë e tregtojnë punimet e tyre artistike. Mozaikët dhe simbolet e parkut marrin formë në gur, qeramikë e materiale të tjera, për t’u kthyer në kujtime të bukura për vizitorët. “Që në momentin e parë që erdhëm në Butrint, para 20 vitesh, synimi ishte të punonim me mozaikët dhe historinë e Butrintit. Për këtë na ka ndihmuar edhe Parku Kombëtar i Butrintit. Jemi munduar që të kemi 100% punë dore dhe të respektojmë trashëgiminë kulturore”, tha Agur Kapo, artizan. LEXO EDHE:Murtaja 'gllabëron' bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) Agur Kapo gdhend në gur e qeramikë motive nga mozaiku i Pagëzimores, Parajsën e Shpëtimit, Lulen e Parajsës dhe Dean e Butrintit. Një punim mund t’i marrë 2 ditë. Ai realizon dhe suvenire me lëvozhga veze. “Rreth 90% e punimeve këtu kanë lidhje me Butrintin. Kryesisht janë mozaikët e Butrintit. Pa harruar edhe portretin e Deas së Butrintit, që është më i kërkuari nga vizitorët. E realizojmë në gur dhe kjo punë kërkon shumë kohë”, shton ai. Për një artizane nga fshati Shëndëlli, lidhja me Butrintin nisi në gërmimet arkeologjike. Ajo punoi për 6 vjet bashkë me bashkëshortin në Kalivo dhe në fushën e Vrinës dhe para 18 vitesh u vendos në hyrje te parkut. “Fillimisht në Butrint erdhëm për të punuar në gërmimet arkeologjike. Kam qenë bashkë me burrin dhe kemi punuar gjashtë vjet në Kalivo dhe në fushën e Vrinës. Punimet i bëjmë me dorë, i rregullojmë me bojë e solucione të përziera dhe pastaj me llak. Më pas i shesim këtu, në pikën e artizanëve në Butrint”, tha ajo. Krahas punimeve me motive të Butrintit, ajo punon me grep e shtiza, çorape e çanta. “Turistët i pëlqejnë produktet që shiten këtu. Unë tregtoj edhe çorape dhe çanta, të cilat i bëj vetë me dorë. Me këtë punë kam nisur herët, pasi kam rritur shtatë fëmijë. Kur erdha në Butrint, e ktheva në punë për të siguruar të ardhura”, shton më tej. Duart e artizanëve ruajnë historinë dhe kthejnë në art bashkëkohor mozaiket e parkut arkeologjik të Butrintit, pasuri e UNESCO-s. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Vlore sarande artizane Butrinti Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.2% Jo 25.9% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3863 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?