Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin “Flasim” për protestën e zhvilluar në vend, duke deklaruar se pas saj ka pretendime reale, por edhe ndërhyrje politike. Rama tha se synimi i disa protestuesve është të nxisin urrejtje dhe përçarje, ndërsa theksoi se protesta nuk mund të shihet vetëm në një këndvështrim. “Patjetër që protesta ka pretendime të vërteta”, u shpreh Rama. Sipas kryeministrit, përveç ndërhyrjeve përmes algoritmeve, ekziston edhe një ndërhyrje politike që ka ndikuar në përmasat që mori protesta. “Nëse nuk do të ishte emri i Jared Kushner te Zverneci, protesta nuk do të merrte këto përmasa”, deklaroi Rama. E gjithë pjesa anti-Trump gjeti një shesh dhe një betejë”.
