Lajme Zone
“Dua ta gjej për ta falënderuar”, i riu kërkon vajzën që i qëndroi pranë pas aksidentit me motor
EkonomiJOQ Albania

“Dua ta gjej për ta falënderuar”, i riu kërkon vajzën që i qëndroi pranë pas aksidentit me motor

Një 23-vjeçar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të veçantë: të gjejë vajzën që e ndihmoi pas një aksidenti me motor, për ta falënderuar personalisht për gjestin e saj njerëzor.

Një 23-vjeçar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të veçantë: të gjejë vajzën që e ndihmoi pas një aksidenti me motor, për ta falënderuar personalisht për gjestin e saj njerëzor.

Sipas mesazhit të mbërritur në redaksi, aksidenti ndodhi më 16 tetor, rreth orës 13:30, në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Në ato momente, një vajzë që studionte për mjekësi dhe që ndodhej rastësisht aty si kalimtare, iu gjend pranë të riut.

Ajo nuk u mjaftua vetëm me ndihmën e parë, por e shoqëroi me ambulancë deri në Spitalin e Traumës, ku qëndroi derisa mbërriti vëllai i tij.

Tashmë, disa ditë pas ngjarjes, 23-vjeçari dëshiron ta gjejë për t'i shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe kujdesin që i tregoi në një moment të vështirë.

Përmes JOQ Albania, ai shpreson që ky apel të mbërrijë te vajza në fjalë ose te dikush që e njeh atë.

Nëse e njihni vajzën që ndihmoi të riun pas aksidentit pranë Stacionit të Trenit më 16 tetor, ju lutemi të na kontaktoni në redaksi, që ai të ketë mundësinë ta falënderojë personalisht.