Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Dua Lipa, do të marrë pjesë në festivalin e njohur të muzikës, Sanremo 2027, por jo për të kënduar.
Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat e huaja, edhe pse ende gati gjashtë muaj larg, që tani po mendohet për prezantuesit e festivalit dhe Dua Lipa mund të jetë një prej tyre.
Besohet se Dua Lipa do të jetë bashkëprezantuese për një nga netët e festivalit, krah për krah me Stefano De Martino, drejtuesi i festivalit të ardhshëm që edhe do të prezantojë.
Siç raportohet, negociatat duket se janë në një fazë të avancuar.
Dua Lipa ka ngjitur më parë skenën e Sanremos, pasi u shfaq si e ftuar në Teatro Ariston në vitin 2020, në festivalin e parë nën drejtimin e Amadeus, ku ajo performoi këngën e saj "Don't Start Now"./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

