Lajme Zone
Dronët dhe radarët “djegin” shoferët në Shkodër, mbi 1900 gjoba
Të tjeraJOQ Albania

Dronët dhe radarët “djegin” shoferët në Shkodër, mbi 1900 gjoba

Mbi 1900 gjoba në vetëm dy javë. Shifrat e kontrolleve rrugore në Shkodër tregojnë se sezoni veror është shoqëruar me një valë të fortë masash administrative ndaj drejtuesve të automjeteve, ku shpejtësia rezulton shkelja që po “djeg” më shumë shoferë.

Mbi 1900 gjoba në vetëm dy javë. Shifrat e kontrolleve rrugore në Shkodër tregojnë se sezoni veror është shoqëruar me një valë të fortë masash administrative ndaj drejtuesve të automjeteve, ku shpejtësia rezulton shkelja që po “djeg” më shumë shoferë.

Plot 731 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë, duke e renditur këtë shkelje në krye të bilancit të kontrolleve.

Por gjobat nuk janë ndalur vetëm te shpejtësia. Në total janë vendosur 1,908 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Plot 458 drejtues janë ndëshkuar për parkim apo qëndrim të gabuar, ndërsa 106 të tjerë për parakalime të gabuara.

Në listën e shkeljeve vijojnë mosvendosja e rripit të sigurimit me 97 raste, mosvendosja e kaskës mbrojtëse me 81 raste, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit me 33 raste dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit me 27 raste.

Edhe xhamat e riveshur kanë sjellë gjoba, me 14 drejtues të ndëshkuar, ndërsa 361 të tjerë janë penalizuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë shoqëruar edhe me masa më të rënda. Brenda këtyre dy javëve janë pezulluar 52 leje drejtimi, ndërsa dy persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Ajo që po e bën situatën edhe më të vështirë për shoferët janë kontrollet e teknologjisë në rrugë. Dronët, radarët dhe makinat inteligjente po përdoren për të evidentuar shkeljet, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë shmangien e kontrolleve.

Në Shkodër, duket se tashmë nuk mjafton të shohësh semaforin apo policin në rrugë. Radarët matin shpejtësinë, dronët vëzhgojnë nga ajri dhe makinat inteligjente regjistrojnë shkeljet.