Lajme Zone
Drogë mes trëndafilave/ Sekuestrohen 100 kg kokainë në aeroportin e Athinës! 6 të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Drogë mes trëndafilave/ Sekuestrohen 100 kg kokainë në aeroportin e Athinës! 6 të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë

Një ngarkesë me trëndafila të freskët, e ardhur nga Kolumbia, ka vënë në lëvizje autoritetet greke dhe agjentët amerikanë të DEA-s, pasi brenda saj u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë.

Një ngarkesë me trëndafila të freskët, e ardhur nga Kolumbia, ka vënë në lëvizje autoritetet greke dhe agjentët amerikanë të DEA-s, pasi brenda saj u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin e Athinës dhe rezultoi me arrestimin e gjashtë personave. Sipas informacioneve paraprake, mes tyre janë edhe shqiptarë. Lënda narkotike ishte kamufluar mes ngarkesës me lule, në një përpjekje për ta futur atë në territorin grek pa u zbuluar. LEXO EDHE:Pësoi atak kardiak, shuhet në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis Policia Greke dhe agjentët e DEA-s amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur aktivitetin e plotë të grupit të dyshuar kriminal. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që në këtë rrjet të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar apo arrestuar. Pjesë e hetimit është edhe përcaktimi i destinacionit ku ishte planifikuar të dërgohej sasia e kokainës, si dhe identifikimi i të gjithë personave që mund të kenë pasur rol në transportin dhe shpërndarjen e saj. Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: greqi droge athine shqiptar Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Or tej: 10/09/2026 08:27 Ku ka droge ka gjithmone shqiptare or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 16% Nuk e di 6% Vota total: 3380 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?