Lajme Zone
Drogë e fshehur si karamele xhelatine, kapet shtetasi gjerman në Tabanoc
Të tjeraTelegrafi

Drogë e fshehur si karamele xhelatine, kapet shtetasi gjerman në Tabanoc

Dogana në pikën kufitare në Tabanoc, kufiri me Serbinë ka sekuestruar drogë të llojit marihuanë, amfetaminë dhe vaj kanabisi të kombinuar. Lëndët narkotike i janë gjetur një shtetasi gjerman i cili i kishte vendosur në pako të mbyllura hermetikisht duke i kamufluar si karamele prej xhelatine.

Dogana në pikën kufitare në Tabanoc, kufiri me Serbinë ka sekuestruar drogë të llojit marihuanë, amfetaminë dhe vaj kanabisi të kombinuar. Lëndët narkotike i janë gjetur një shtetasi gjerman i cili i kishte vendosur në pako të mbyllura hermetikisht duke i kamufluar si karamele prej xhelatine.Gjatë kontrollit, doganierët kanë gjetur edhe një peshore të vogël, ndërsa në disa pako të ndara ka fshehur amfetaminë në formë të kapsulave. Pas ekspertizës së kryer me urdhër të prokurorit dhe konstatimit të përbërjes së lëndëve narkotike, ndaj shtetasit gjerman është ngritur kallëzim penal për tregti me drogë. I gjithë procesi i detektimit, kontrollit dhe verifikimit është filmuar nga kamerat trupore të cilat Drejtoria e Doganave i morri si donacion nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve.