Lajme Zone
Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
PolitikëCNA

Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës

Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...

Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençit, me dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Në një lidhje me Syri Tv, Kalaja u shpreh se vetëm për inceneratorin e Tiranës, ende paguhen 90 mijë euro në vit dhe nuk merret asnjë shërbim.

Ajo theksoi se persona që kanë abuzuar me ligjin dhe detyrën po vijojnë të marrin përfitimet e veta pavarësisht shkeljeve ligjore të bëra. “Prokurori Dritan Prençi ka bërë kasaphanë me dosjen e inceneratorit. Vetëm për Tiranën kemi një shifë 130 milionë euro të shpenzuar. Vijojmë paguajmë 90 mijë euro në vit dhe marim zero shërbime. Njerëzit që kanë abuzuar me ligjin dhe detyrën vazhdojnë marrin përfitimet e veta pa ju hyrë gjë në këmbë”, u shpreh Kalaja. Kujtojmë se Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen e inceneratorit të Tiranës, ndonëse janë publikuar faktet, provat, dokumentet nga CNA, nga media të tjera, si dhe janë bërë denoncime edhe nga opozita për këtë aferë, që është quajtur afera e shekullit. Dokumentet që akuzojnë Dritan Prençin 9 Qershor, 11:29 Prençi ka në zyrën e tij në SPAK një mal me dokumente që zbërthejnë aferën e inceneratorit të Tiranës, por duket se ka zgjedhur të tërheqë zvarrë dosjen dhe të mjaftohet vetëm me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe që faturën qindra miliona euroshe dhe korruptive t’ia faturojë Lefter Kokës dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Dritan Prençi ka para dokumentet që akuzojnë Erion Veliajn, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, por refuzon të ngrejë të paktën një akuzë për të. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.