Foto ilustruese Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka gjetur një tjetër destinacion për paratë publike: kthimin e komunizmit në hotel. Jo përmes ndonjë reforme ideologjike, por përmes një tenderi me fond limit 95.7 milionë lekë, ose afro 1 milion euro, për të ndërtuar në Bulqizë një godinë ku turistët do të flenë mes dekorit të viteve të diktaturës. Komunizmi iku 36 vjet më parë, por Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit po shpenzon afro 1 milion euro për ta rikthyer, këtë herë me tender, hotel dhe dhoma oficerësh.
FSHZH-ja ka hapur procedurën me fond limit 95.7 milionë lekë për projektimin dhe ndërtimin e një hoteli në Parkun Tematik Retro “Divizioni”, në Bulqizë. Shuma i përket vetëm hotelit, që është loti i tretë i projektit, dhe jo të gjithë parkut.
Pjesa më ironike është se për të rikrijuar atmosferën e së shkuarës, fillimisht do të shembet godina ekzistuese. Sipas dokumentacionit, ndërtesa është e paqëndrueshme dhe duhet prishur. Në vend të saj do të ngrihet një godinë e re që do të ruajë formën e së vjetrës. Pra, me afro 1 milion euro nga fondet publike, një ndërtesë e vjetër do të zëvendësohet me një ndërtesë të re që do të duket si e vjetër.
Hoteli do të ketë tre kate, një sipërfaqe prej rreth 1 208 metrash katrorë dhe 23 dhoma. Fasada do të jetë gri, ndërsa ambientet e brendshme do të mobilohen sipas estetikës së viteve 1970–1980, me ndriçim dekorativ, posterë historikë dhe materiale që rikujtojnë periudhën komuniste.
Në dy katet e para janë planifikuar 14 dhoma dyshe dhe dy dhoma familjare. Kati i sipërm do të ketë pesë të ashtuquajtura “dhoma oficeri”, një dhomë familjare dhe një ambient hosteli me gjashtë shtretër. Nuk do të mungojnë as dyqani i suvenireve, hapësira e ekspozimit dhe ambienti i lojërave. Një periudhë që shqiptarët e kujtojnë për izolimin, mungesat dhe kontrollin shtetëror do të rikrijohet si dekor turistik, këtë herë me faturën që paguhet nga buxheti i shtetit.
Projekti është pjesë e një parku tematik prej rreth 10 hektarësh, ku përfshihen ish-godinat e akomodimit të oficerëve dhe ish-parku i logjistikës. Në plan janë edhe shëtitore, hapësira sportive dhe zona kushtuar historisë minerare të Bulqizës. Por ndërsa Bulqiza ka një histori të gjatë të lidhur me punën e vështirë në miniera, investimi i radhës i FSHZH-së përqendrohet te rikrijimi i dhomave të oficerëve dhe atmosferës së komunizmit.
Dritan Agolli është mjeshtër i bërjes së parave publike "rrush e kumbulla". Fondi Shqiptar i Zhvillimit është denoncuar me prova si një nga 4 "gropat e zeza" më të mëdha për korrupsion me fondet publike dhe fondet e BE-së, ndërsa drejtori Dritan Agolli është faktuar si firmosës i aferave me miliona euro, mes tyre tenderë fiktivë për të vjedhur.
Pak kohë më parë u zbulua se një grup grabitësisht profesionistë dhe të mirë informuar mësohet se kanë hyrë, bastisur dhe vjedhur çdo gjë me vlerë në një apartament të padeklaruar dhe të fshehur të Dritan Agollit. Mësohet se janë vjedhur sasi të mëdha parash dhe objekte e bizhu me vlera të larta.
Vjedhja është mbajtur e fshehtë. Agolli nuk ka bërë denoncim në polici, pasi një veprim i tillë mund ta implikonte penalish dhe t’i hapte punë me SPAK-un, pasi apartamentin objekt vjedhje nuk e ka deklaruar pranë ILDKPKI, bashkë me paratë dhe sendet e vjedhura, të cilat nuk i justifikon me të ardhura të ligjshme. /Pamfleti Dritan Agolli, sazexhiu i milionave: si përdor taksat e shqiptarëve për investime boshe
19 Shtator, 16:33 agolli komunizem hoteli bulqize 1 hoteli bulqize 2 hoteli bulqize 2 Komente E Elio 16 Nëntor 2026, 19:53 Pastaj nuk ka leke per pensione per shkolla dhe per spitale..por ka per nostalgjiket e komunizmit, koncertet e Kanny west..Pisa!!! Përgjigjjuni F Feti Dema 16 Nëntor 2026, 20:15 Po sikur ndonji nga hajdutët mos të jetë hajdut? Dritan Agolli sipas projektit ogurzi të Parisë së Tiranës për shpopullimin e Shqipërisë, po pregatit akomodimin e punëtorëve të ardhur nga India dhe Filipinet për tu punësuar në minierat përreth. Ky është projekti i parë. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Sërish tensione në protestën kundër Ramës, policia largon qytetarët nga bulevardi 16 Nëntor 2026, 19:2219:22Aktualitet Nuk i ndal as shiu, qytetarët sërish në këmbë kundër Ramës; përplasje me policinë 16 Nëntor 2026, 18:2718:27Aktualitet Nga qindra mijëra eurot në lojë te pensioni, nëna e Kryemadhit kërkon të shpëtojë vilën nga konfiskimi 16 Nëntor 2026, 17:0217:02Aktualitet Shkeljet me rrugët, SPAK reagon zyrtarisht: Dërgohen për gjykim 26 persona dhe dy kompani 16 Nëntor 2026, 16:0516:05Aktualitet Vetëm 9 muaj në detyrë, Afrim Qëndro konfirmon largimin nga drejtimi i IKMT-së 16 Nëntor 2026, 15:2915:29Aktualitet Priten reshje intensive, Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin për veriun e vendit; 5 qarqet që rrezikojnë përmbytje 16 Nëntor 2026, 14:5714:57Aktualitet

