Lajme Zone
KulturëABC News Albania

Driloni i mjellmave dhe freskisë/ Oazi natyror në Pogradec vizitohet nga shumë turistë


Driloni ka pritur fluks turistësh gjatë fundjavës së fundit të muajit gusht .

Driloni ka pritur fluks turistësh gjatë fundjavës së fundit të muajit gusht .

Mes vizitorëve të shumtë nuk mungojnë shqiptarët që prej vitesh jetojnë jashtë vendit. Të rikthyer në Shqipëri për pushime, shumë prej tyre zgjedhin Pogradecin dhe Drilonin për natyrën, klimën e freskët, kulinarinë, mikpritjen, por edhe për çmimet e përballueshme.

Pogradeci vijon të tërheqë pushues edhe nga qytete të ndryshme të vendit, veçanërisht ata që kërkojnë një alternativë më të freskët ndaj temperaturave të larta të bregdetit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Një prej pikave që tërheq fluksin më të madh të vizitorëve mbetet Parku i Drilonit. Peizazhi karakteristik, gjelbërimi, shëtitjet me varkë dhe shpendët e ujit e bëjnë atë një prej atraksioneve më të frekuentuara të zonës së Pogradecit.

Me fluksin e vizitorëve që pritet të vijojë edhe përtej sezonit veror, Pogradeci po forcon profilin e tij si një destinacion që nuk lidhet vetëm me muajt e verës. Driloni, me freskinë dhe natyrën e tij karakteristike, mbetet një prej pikave që vazhdon të tërheqë si turistët vendas, ashtu edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Drilonishqiperia turistiketurizmi