Trifoni i ‘Bana King’ Prokuroria dhe Gjykata e Durrësit pushojnë hetimet ndaj Trifon Muratajt të Bana King, i njohur edhe si “Mbreti i Kokainës”... Ndonëse reforma në drejtësi u bë për t’i dhënë fund aferave, skandaleve dhe dallavereve në gjykata e prokurori, në fakt jo vetëm që kjo nuk ka marrë fund, por situata është bërë akoma edhe më keq. Gjyqtarët dhe prokurorët jo vetëm që shohin nga xhepat, por tani një pjesë e madhe (padiskutim ka edhe njerëz të ndershëm) janë duke bërë pazare me krimin.
Rasti më flagrant vjen nga Durrësi, pasi Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj Trifon Muratajt të Bana King, i njohur edhe si “Mbreti i Kokainës”.
Në portin e Durrësit, policia zhvilloi disa aksione, pasi në kontejnerët e bananeve të kompanisë “Zico” të Trifon Muratajt u kapën sasi të mëdha kokaine. Dosja më pas u mor nga SPAK, por, si duket, në prapaskenë dosja ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit, e cila ka pushuar hetimet dhe këtë e ka vulosur në gjykatë.
Nëse shihet vendimi, i cili mban datën 23 qershor 2026, justifikimi është skandaloz. Sipas Prokurorisë, “Bana King” ishte viktimë e pastër e një tentative “kontaminimi” nga grupe kriminale ndërkombëtare dhe, për këtë arsye, gjykata ka vendosur pushimin e hetimeve.
Por shembujt nga terreni tregojnë të kundërtën.
Për herë të parë, emri i Trifon Muratajt si trafikant kokaine u përmend më 30 dhjetor 2021, kur në magazinat e kompanisë “Zico” (Bana King) u kapën 119 kg kokainë. Ai nuk u arrestua; përkundrazi, jetonte lirshëm, drekonte e darkonte me zyrtarë të lartë policie dhe prokurorë, ndërsa nipi dhe shoferi i tij u përdorën për fasadë dhe më pas u liruan.
Më 17 korrik 2022, nga kontejneri i “Bana King” u zhdukën 50 arka me afro 1.5 ton kokainë; më 4 nëntor 2022 u kapën 35.5 kg; më 8 dhjetor 2023, 1 ton u lejua të dilte pa kontroll. Megjithatë, Murataj nuk u arrestua asnjëherë dhe aktiviteti i tij nuk u bllokua.
Historia e tij e hershme tregon dështimin e sistemit: që nga nëntori 2014, kur Policia e Ekuadorit raportoi 33 kg kokainë në kontejnerin e kompanisë, dhe deri në qershor 2018, kur DEA njoftoi trafikun masiv të kokainës në bashkëpunim me Arben Isufin, Murataj mbeti i paprekshëm.
Murataj ka arritur të korruptojë çdo hallkë të zinxhirit institucional. Prej vitesh ai është trajtuar nga sistemi si “bos me imunitet”. Jo vetëm që nuk u arrestua kurrë, por është mbrojtur nga drejtësia dhe policia.
Madje, organizata ndërkombëtare C4ADS, e specializuar në ndjekjen e rrjeteve kriminale globale, e ka përmendur Trifon Muratajn si një nga eksponentët më të rrezikshëm të trafikut të kokainës në Ballkanin Perëndimor, me degëzime të fuqishme në Amerikën Latine dhe vendet e BE-së.
Si duket, tani gjyqësori u ul në gjunjë para tij. /Pamfletitrifoni i ‘bana king’ drejtesia pazar me krimin arkat me kokaine te bana king Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Nga makineritë e bixhozit në Bavari te kullat e Tiranës dhe resortet bregdetare: rrjeti austriak dhe shqiptar i Dajlan Avdisë 13 Korrik 2026, 13:2013:20Anti-Mafia Thirret në SPAK Eral Myftaraj, "sheiku" i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit 13 Korrik 2026, 10:4610:46Anti-Mafia Izraelit Ron Yeffet i Ramës; si serbo-boshnjaku Damir Fazlliç i Berishës: mafiozët ndërkombëtarë me ndikim në qeverinë e Shqipërisë 11 Korrik 2026, 13:1213:12Anti-Mafia 3 'zonjat e zeza' të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore 10 Korrik 2026, 14:4114:41Anti-Mafia Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës 10 Korrik 2026, 13:3113:31Anti-Mafia Aksioni i Prokurorisë në Kadastrën e Durrësit, vetëm vala e parë; pse mungon emri i "sekserit" në listën e të arrestuarve? 9 Korrik 2026, 17:1317:13Anti-Mafia
