Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke e lënë në qeli dhe rrëzuar ankimin e tij në kuadër të dosjes SASPAC. Vendimi u dha këtë të mërkurë nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila miratoi vendimin nr. 362, datë 25 maj 2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Beqaj. kishte kërkuar zëvendësimin e masës "arrest në burg" me një masë të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurire në shumën 2 milionë lekë ose një shumë tjetër që gjykata do ta vlerësonte të përshtatshme, duke përdorur si argument edhe vendimin e unifikuar u Gjykatës së Lartë për ndryshimin e praktikës për arrestin me burg. LEXO EDHE:Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën 'Aba Center', bllokohet nga KLGJ Apeli i GJKKO vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë, duke e lënë në fuqi masën aktuale të sigurisë. Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK për abuzime me fondet e Agjencisw Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët realizoheshin vetëm në dokumente dhe fondet përfitoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kompanive të lidhura me skemën. Ndaj ish-ministrit rëndojnë disa akuza, mes tyre “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim” dhe “fshehje pasurie”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/Shqiptarja.com TAG: SASPAC gjykata e apelit ilir beqaj Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 28.3% Nuk e di 7.8% Vota total: 5087 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

