Lajme Zone
Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij nga GJKKO, lidhur me dosjen hetimore të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij nga GJKKO, lidhur me dosjen hetimore të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ashtu siç ka ndodhur në çdo paraqitje të kryedemokratit në Prokurorinë e Posaçme, ai është pritur nga mbështetës me të cilët është përshëndetur. Pas daljes nga ambientet e SPAK ai ka folur për mediat. Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.