Lajme Zone
Dosja e zezë e ASHK Tirana Jug/ Flladi Dano, “zar” i oligarkëve të ndërtimit dhe krimit; falsifikime dhe pazare me pronat e kryeqytetit
PolitikëPamfleti

Dosja e zezë e ASHK Tirana Jug/ Flladi Dano, “zar” i oligarkëve të ndërtimit dhe krimit; falsifikime dhe pazare me pronat e kryeqytetit

Në qendër të denoncimeve është firma e Flladi Danos, e cila figuron në praktika pronësore të manipuluara për interesa të caktuara. Akuzat shkojnë nga shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni pasiv deri te falsifikimi i dokumenteve dhe fshehja e pasurisë.

Foto ilustruese/ Drejtori i ASHK Tirana Jug dyshohet se ka ndërhyrë në dokumentet e pronësisë dhe sistemin elektronik, në bashkëpunim me juristë, hartografë dhe zyrtarë të institucioneve të tjera. Kallëzimet ndaj tij pretendohet se janë mbyllur pa marrë askënd në pyetje. Një dosje e re me emra dhe dokumente konkrete pritet të depozitohet në SPAK. Pas artikullit të publikuar nga Pamfleti për aferat e dyshuara në ASHK Tirana Jug, një valë akuzash të rënda dhe denoncimesh konkrete ka mbërritur në redaksinë tonë. Materialet përmendin emra zyrtarësh, prona të identifikuara dhe dokumente që, sipas denoncuesve, provojnë përfshirjen e drejtorit Flladi Dano në falsifikime dhe tjetërsime të pasurive të paluajtshme. Denoncuesit pretendojnë se këto dokumente janë depozituar në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës, por deri tani nuk ka pasur veprime hetimore që t'u japin përgjigje akuzave të ngritura.

Në qendër të denoncimeve është firma e Flladi Danos, e cila figuron në praktika pronësore të manipuluara për interesa të caktuara. Akuzat shkojnë nga shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni pasiv deri te falsifikimi i dokumenteve dhe fshehja e pasurisë.

Problemi bëhet edhe më i rëndë kur këto denoncime vendosen përballë konstatimeve zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar shkelje në administrimin e pronave nga ASHK Tirana Jug.

KLSH zbulon shkeljet me pronat

Në tetë raste, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar tejkalimin e kufirit ligjor të sipërfaqes së parcelës ndërtimore për objekte social-ekonomike. Audituesit kanë identifikuar zonat kadastrale, sipërfaqet dhe diferencat konkrete, duke dokumentuar praktika që nuk përputheshin me kriteret ligjore.

Në pesë raste të tjera të kalimit të pronësisë së objekteve pa titull dhe truallit funksional, KLSH ka konstatuar mungesën e dokumenteve të detyrueshme, përfshirë kërkesat për publikimin e aplikimeve dhe vërtetimet e përfundimit të afishimit. Në dy prej këtyre rasteve janë tejkaluar edhe afatet për kërkimin e informacionit.

Flladi Dano ishte drejtues i Kadastrës Tirana Jug gjatë verifikimit të zbatimit të rekomandimeve të auditimit. Shkeljet e konstatuara në procedurat e pronësisë dhe problemet me zbatimin e rekomandimeve rëndojnë mbi funksionimin e një institucioni ku firma e drejtorit ka peshë vendimtare në miratimin e praktikave përkatëse.

Falsifikime dokumentesh dhe ndërhyrje në sistemin online të Kadastrës

Akuzat e reja për Flladi Danon shkojnë shumë më larg se shkeljet administrative të evidentuara nga KLSH.

Dano dyshohet se ka futur duart në dokumentacionin e pronave, duke falsifikuar akte për interesat e pazarxhinjve të identifikuar tashmë me emra edhe nga hetuesit. Bëhet fjalë për persona që, sipas denoncimeve, qëndrojnë thuajse çdo ditë te dera e tij, duke ndjekur praktika me prona të mëdha të trashëguara në Tiranë, me sipërfaqe prej mijëra metrash katrorë.

Në bashkëpunim me zyrtarë të institucioneve të tjera, dyshohet se janë falsifikuar dokumente dhe është ndërhyrë deri në sistemin online të Kadastrës. Në këto veprime përmenden Flladi Dano dhe specialistë juristë e hartografë, të cilët janë identifikuar në materialet e denoncimit.

Një ndryshim sipërfaqeje, një dokument i falsifikuar apo një regjistrim i manipuluar mund të ndryshojë pronësinë e mijëra metrave katrorë. Në Tiranën e kullave dhe të ndërtimeve miliona euro, këto praktika përbëjnë një burim të mundshëm përfitimesh të jashtëzakonshme për ata që kontrollojnë dokumentet dhe firmat.

Dyshimet janë se Flladi Dano po përdoret si “zar” nga interesa më të fuqishme, për të kryer punët dhe për të firmosur pazaret me oligarkët e ndërtimit. Kush qëndron pas praktikave të kontestuara dhe kush përfiton nga pronat e tjetërsuara janë dy prej çështjeve që përfshihen në denoncimet e reja.

Prokuroria e Tiranës e mbylli kallëzimin për pesë ditë, pa marrë askënd në pyetje

Edhe më shqetësuese është mënyra si pretendohet se janë trajtuar kallëzimet ndaj Flladi Danos.

Disa prej tyre janë përcjellë nga SPAK në Prokurorinë e Tiranës për mungesë kompetence. Më pas, prokurorisë i janë paraqitur akte të reja dhe një kallëzim tjetër, por sipas burimeve, çështja është mbyllur brenda vetëm pesë ditësh me vendim mosfillimi, pa marrë askënd në pyetje.

Pesë ditë për të shqyrtuar një denoncim që përmban akuza për falsifikim dokumentesh, ndërhyrje në praktikat e pronësisë dhe abuzim me detyrën. Një vendim i tillë, nëse konfirmohet nga aktet, e vendos Prokurorinë e Tiranës përballë pyetjes se çfarë verifikimesh janë kryer dhe mbi çfarë arsyetimi janë rrëzuar pretendimet e kallëzuesve.

Pikërisht këtu lindin dyshimet për mbrojtje të Flladi Danos dhe për interesa që mund të shtrihen përtej zyrës së tij. Nëse drejtori përdoret si firmëtar për praktika pronësore që u shërbejnë ndërtuesve të fuqishëm dhe krimit të organizuar, atëherë përgjegjësia nuk mund të kufizohet vetëm te personi që vendos firmën.

Dosja e re në SPAK, me emra topografësh, juristësh dhe prona konkrete

Një raport i ri me raste konkrete të tjetërsimit të pronave, emra topografësh dhe juristësh, dokumente dhe praktika të identifikuara pritet të depozitohet në SPAK, duke vendosur në qendër të aferave të denoncuara firmën e Flladi Danos.

Materialet synojnë të identifikojnë personat që kanë përgatitur dokumentacionin, zyrtarët që kanë kryer ndërhyrjet dhe përfituesit e praktikave të kontestuara.

Tashmë pyetja është nëse SPAK do t'i shqyrtojë këto denoncime dhe dokumentet që i shoqërojnë, apo do t'i dërgojë sërish në Prokurorinë e Tiranës për mungesë kompetence.

Një kallëzim që, sipas denoncuesve, u mbyll për pesë ditë pa marrë askënd në pyetje, është arsye e mjaftueshme për të kërkuar shpjegim se si janë trajtuar akuzat ndaj Flladi Danos dhe kush ka vendosur që ato të mos hetohen. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Si e ndaluan Niko Peleshi dhe Ervin Mete shitjen e repartit ushtarak që Edi Rama po ia jepte Gjergj Lucës me dokumente false 16 Nëntor 2026, 12:1212:12Dosja e zezë Dosja sekrete e Baton Haxhiut: Pse Ministria e Brendshme kundërshtoi shtetësinë dhe kush ia hapi rrugën në Shqipëri? 15 Nëntor 2026, 16:5816:58Dosja e zezë Elbasani në duart e krimit, dosja e SPAK që kërcënon kupolën socialiste 14 Nëntor 2026, 19:1519:15Dosja e zezë Veton Surroi hap dosjen e Baton Haxhiut: Nga takimet me sigurimin serb te korridoret e pushtetit në Tiranë 14 Nëntor 2026, 15:5515:55Dosja e zezë Misteri i daljeve dhe takimeve të fshehta të Erion Veliajt: Kallëzim ndaj drejtorit të paraburgimit të Durrësit 13 Nëntor 2026, 13:2513:25Dosja e zezë Kreshnik Bajraktari, “ustai” i Blendi Gonxhes që u hodh nga “prehri” i Lulzim Bashës tek transportet duke ndjekur paratë dhe pastruar dosjet 13 Nëntor 2026, 12:4212:42Dosja e zezë