Atalanta Zeqiraj do të jetë gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 27 personave të tjerë të pandehur. Pas dorëzimit të dosjes në gjykatë nga SPAK, dy ditë më parë, Zeqiraj do të shqyrtojë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do t’i kthehet Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme.
Ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera në nëntë raste, korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë në dy raste dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ajo ka orientuar dhe ndikuar në procedurat e prokurimit për të paracaktuar dhe favorizuar kompanitë fituese.
Sipas SPAK, përmes shkeljeve në procedurën e tenderit për Tunelin e Llogarasë, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 7.48 miliardë lekësh, ose rreth 78 milionë eurosh, nga përllogaritja e fondit limit dhe miratimi i preventivit të rishikuar me çmime dhe volume të fryra. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

