Lajme Zone
Dosja ‘Balluku’/ Hidhet shorti në GJKKO, Atalanta Zeqiraj caktohet gjyqtare e seancës paraprake
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja ‘Balluku’/ Hidhet shorti në GJKKO, Atalanta Zeqiraj caktohet gjyqtare e seancës paraprake

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj do të vendosë nëse dosja e Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë do të kalojë në gjykim apo do t’i kthehet SPAK-ut për plotësim hetimesh. Ish-zëvendëskryeministrja akuzohet për shkelje të barazisë në 9 tenderë, si dhe për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

TIRANË- Atalanta Zeqiraj është caktuar gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë. SPAK e çoi dosjen 2 ditë më parë për gjykim dhe do të jetë gjyqtarja Zeqiraj që do të vendosë nëse do të nisë gjyqin apo dosja mund të kthehet në SPAK për plotësim hetimesh. SPAK thotë se janë manipuluar 10 tenderë me vlerë 400 mln euro pa TVSH, tenderi për Tunelin e Llogarasë, 7 lotet e Unazës së Tiranës, loti 3 i rrugës Porto-Romano–Durrës dhe tenderi për rikonstruksionin e godinës të Albcontrol. Vetëm për tunelin e Llogarasë, SPAK llogarit një dëm ekonomik prej rreth 80 milionë eurosh në buxhetin e shtetit. Sipas SPAK, Balluku si ministre e Infrastrukturës, i ndiqte tenderët nga shpallja deri te përzgjedhja e fituesit, ndërsa vartësit përshtatnin kriteret për të favorizuar kompanitë e paracaktuara. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë në 9 raste, pasi për tenderin e Albcontrol vepra është parashkruar. Ndaj saj rëndojnë edhe akuzat për korrupsion në dy raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në lidhje me dy vila të sekuestruara në Palasë dhe Dhërmi, me vlerë totale rreth 1.8 milionë euro. LEXO EDHE:Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës në GJKKO, Ols Dado i përmend Asamblenë e PS: Ai i kërkoi leje SPAK-ut për të marrë pjesë në evente, në gjyq thotë se nuk vjen dot Mes të pandehurve janë 22 ish-vartës të Ballukut, përfshirë Ervis Berberin, i akuzuar për shkelje të barazisë në 9 tenderë, si dhe ish-drejtorët Gentian Gjyli e Erald Elezi. Sipas SPAK, ndërtuesit Arbër Abazi dhe Pandeli Carapuli ia dhanë Ballukut vilat në këmbim të tenderëve, ndërsa ish-futbollisti Igli Tare akuzohet për pastrim parash në dy raste, pasi dyshohet se Balluku fshehu në emër të tij dy vilat. Të pandehurit e dosjes ‘Balluku’Belinda Balluku Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie Pandeli Carapuli Pastrim parash"Eurocol" sh.p.k Pastrim parashIgli Tare Pastrim parash në 2 rasteJoana Bushi Pastrim parashArbër Abazi Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh"Alko Impex General Construction" Korrupsion aktivViola Haxhiademi Shpërdorim detyre Tuneli i LlogarasëErgys Verdho Shpërdorim detyre Tuneli i LlogarasëAdja Strazimiri Shpërdorim detyre; Shkelje në tenderaAnila Sulollari Shpërdorim detyre Tuneli i LlogarasëEvis Berberi Shkelje në 9 tenderaGentian Gjyli Shkelje në 2 tenderaErald Elezi Shkelje në 3 tenderaJetmira Dervishi Shkelje në tenderMirzeta Kashnica Shkelje në tenderJonida Çeçe Shkelje në 3 tendera Adrian Kroi Shkelje në 3 tendera; Shpërdorim detyreDenis Xhoshi Shkelje në 3 tendera Klarita Konomi Shkelje në 1 tenderMiranda Shkurti Shkelje në 8 tenderaGenti Raça Shkelje në 2 tendera; Shpërdorim detyreEduart Agalliu Shkelje në 1 tenderArbër Troka Shkelje në 2 tenderaDhurata Lazaj Shkelje në 3 tenderaNikollaq Mihali Shkelje në 3 tenderaGëzim Noni Shkelje në 3 tenderaArlinda Gordani Shkelje në 4 tendera-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: Arlinda Gordani Gezim Noni Nikollaq Mihali Dhurata Lazaj Arber Troka Eduart Agalliu Genti Raca Miranda Shkurti Klarita Konomi Denis Xhoshi Adrian Kroi Jonida Çeçe Mirzeta Kashnica Jetmira Dervishi Erald Elezi gentian gjyli Evis Berberi Anila Sulollari Adja Strazimiri ergys verdho Viola Haxhiademi Alko Impex General Construction arber abazi Joana Bushi Igli Tare Eurocol Pandeli Carapuli Atalanta Zeqiraj GJKKO belinda balluku SPAK heton Ballukun Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 85.7% Jo 7.1% Nuk e di 7.1% Vota total: 14 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?