Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli, duke e zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.
Vendimi u shpall këtë të premte nga gjyqtarja Alma Kodraliu, pas kërkesës së Gjylit për shuarjen e masës së sigurisë. Ai lirohet nga arresti në shtëpi pas rreth nëntë muajsh.
I njëjti vendim është marrë edhe për ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi. Edhe për të, masa e “arrestit në shtëpi” është zëvendësuar me “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Elezi po hetohet nga SPAK në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ndërsa Gentian Gjyli ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në ARRSH.
Të dy janë nën hetim për dyshimet lidhur me veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet gjkko

