TIRANË- Biznesmeni Ergys Agasi, i arrestuar me urdhër të SPAK për dosjen me abuzimet e tenderëve të AKSHI-t, ka kërkuar lirinë në Apelin e GJKKO-së. Vetë Agasi ishte i pranishëm në seancën ku mbrojtja e tij kërkoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari i Apeliy të Posaçëm Florjan Kalaja vendosi që vendimin ta shpallë ditën e nesërme në orën 13:00. Ergys Agasi u arrestua pas 8 muaj arrati në Durrës. Mjeti me të cilin udhëtonte Agasi ishte piksur që në qytetin e Elbasanit dhe u ndoq për gati 40 kilometra, deri kur iu vendosën prangat në zonën e “Plepave”. LEXO EDHE:Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, GJKKO në lë burg kushëririn e tij, Eno Agasi SPAK e akuzon se ishte në krye të një grupi kriminal që, përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit, paracaktonte tenderët e AKSHI-t. Ai akuzohet për të paktën 7 vepra penale. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: apeli i gjkko dosja akshi ergys agasi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 6081 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

