Lajme Zone
Dortmund shpërdoron 2 gola, lëshon fitoren në fund
SportCNA

Dortmund shpërdoron 2 gola, lëshon fitoren në fund

Borussia Dortmund ka lëshuar një fitore të sigurt nga duart në shtëpi, duke barazuar 2-2 ndaj Werder Bremenit. Ky rezultat i mohon verdhezinjve mundësinë për të barazuar rekordin e klubit me pesë fitore radhazi në pesë ndeshjet e para të edicionit të ri të Bundesligës. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola dhe me ekuilibër në fushë mes dy ekipeve. Pas një loje të luftuar, Dortmundi gjeti rrugën e

Borussia Dortmund ka lëshuar një fitore të sigurt nga duart në shtëpi, duke barazuar 2-2 ndaj Werder Bremenit.

Ky rezultat i mohon verdhezinjve mundësinë për të barazuar rekordin e klubit me pesë fitore radhazi në pesë ndeshjet e para të edicionit të ri të Bundesligës. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola dhe me ekuilibër në fushë mes dy ekipeve.

Pas një loje të luftuar, Dortmundi gjeti rrugën e rrjetës në dhjetë minutat e fundit të takimit. Svenson kaloi vendasit në avantazh në minutën e 80-të, ndërsa Niko Shloterbek dyfishoi shifrat në minutën e 85-të, duke krijuar përshtypjen se ndeshja ishte e mbyllur dhe tri pikët kishin kaluar për vendasit.

Megjithatë, Werder Bremeni u kundërpërgjigj në minutat e mbetura. Në minutën e 88-të, Reis ngushtoi diferencën në 2-1 me një goditje të saktë.

Ndërsa në minutën e 92-të, ish-sulmuesi i Milanit, Niklas Fulkrug, realizoi me kokë për të barazuar shifrat në 2-2 dhe për të siguruar një pikë të rëndësishme për miqtë.

Me këtë barazim, Dortmund mban kryesimin me 13 pikë, në pritje të ndeshjeve të rivalëve.

Werder Bremen mban vendin e katërt me tetë pikë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.