Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Dorëheqje”/ Protestuesit ulen tek Kryqëzimi tek 21 Dhjetori, bllokojnë qarkullimin e mjeteve


Protestuesit kanë mbërritur tashmë tek Kryqëzimi tek 21 Dhjetori, pasi kanë bërë një marshim të gjatë, teksa protesta nisi tek Sheshi Skënderbej.

Protestuesit kanë mbërritur tashmë tek Kryqëzimi tek 21 Dhjetori, pasi kanë bërë një marshim të gjatë, teksa protesta nisi tek Sheshi Skënderbej. Ata janë ulur në kryqëzim, duke ndaluar edhe qarkullimin e automjeteve për pak momente. Pikërisht ndalimi i makinave në kryqëzime është bërë skenari i radhës i protestuesve. Ata janë shprehur se do të bllokojnë rrugët, derisa djemtë e shoqëruar në komisariate të lirohen. Sot është dita e 102 e protestës. Në këtë ditë, SPAK me anë të një komunikate bëri publike akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, ish-zv kryeministre, si dhe i sekuestroi një vilë në bregdet. Protesta e qytetarëve synon rrëzimin e qeverisë dhe çmontimin e korrupsionit të përhapur qeveritar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 102 Akuza balluku protesta